E Diel, 1 Nëntor 2026

Neglizhenca e telefonatave në Urgjencë, merren masa ndaj punonjësve

Tiranë- Neglizhenca ndaj telefonatave të qytetarëve në QSUT, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa ndaj 3 punonjësve të urgjencës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kryeinfermierja Sarie Dada është pushuar nga puna, mjeku Dritan Kociaj është paralajmëruar për shkarkim, ndërsa shefi i Urgjencës Dashamir Krasniqi ka marrë gjithashtu vërejtje.

Në njëoftimin e MSH- së thuhet se masa të tilla do të vijojnë të merren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj çdo rasti kur do vërehen parregullsi dhe neglizhencë.

Pak ditë më parë paraljmërim bëri edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ysni Burgaj, pasi sipas tij në shumë raste qendra operative nuk funksionon për shkak të neglizhencës nga ana e punonjësve.

Në asnjë rast nuk duhet të ketë nënvlerësime të telefonatave të mbërritura në sallën Operative, por duhet një shërbim i shpejtë dhe efikas, pasi në të kundërt impakti tek qytetarët do jetë negativ, duke ndikuar dhe tek besimi i tij tek strukturat e policisë. Shërbimi i Sallës Operative dhe strukturat e policisë në terren duhet të evidentojnë çdo shqetësim të qytetarëve, duke marrë dhe masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre- deklaroi ai.
Ai ka kërkuar që të indetifikohen të gjithë ata policë që thyejnë rregullat e komunikimt me qytetarët, dhe më pas mbi ta do të merren masa ndëshkimore, deri në largim nga detyra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›