Zbardhet vrasja ne Shkoder krimi per shkak te konfliktit
Policia e Shkodrës ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur ditën e enjte ku mbeti i vrarë 46 vjeçari Frederik Marku (Brunga) dhe u plagos i biri i tij 22 vjeç Jurgen Marku(Brunga). Shkak mësohet të ketë qenë një konflikt mes 22 vjeçarit dhe disa të rinjëve në fshatin turistik të Thethit në një nga lokalet e zonës.
Pas këtij konflikti policia ka bërë shoqërimin e personave dhe mësohet se të dy palët janë lënë në gjendje të lirë për t’u hetuar nga prokuroria e Shkodres, shkak për këtë ka qenë pasi konflikti ka qenë fizik dhe jo me armë. Disa orë më vonë dy të rinjë të hipur në një motoçikletë, pasi kanë parë mirë lëvizjet e fuoristradës që drejtohej nga 46 vjeari Frederik Marku (Brunga) i janë afruar nga prapa dhe kanë nisur të shiten në drejtim të tyre me anë të një pistolete dhe më pas edhe dy të shtëna me një armë gjahu. Dy të rinjët të cilët nuk mbanin maska janë larguar menjëherë nëpër rrugicat e lagjes.
Nga ana e policisë mësohet se dy të rinjët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Frederik Marku së bashku me familjen e tij që disa vite jetojnë në Tiranë ndërsa në fshatin Theth ka ndërtuar një bujtinë për turistët, ai njihej si person konfliktual dhe në disa raste ka qenë I arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të rinjet të cilët janë edhe të dyshuarit kryesor të vrasjes të kenë qenë për pushime në Theth kur edhe ka nisur konflikti, çka ka cuar edhe ndërhyrjen e 46 vjecarit dhe për pasoj edhe zënien e pritës dhe ekzekutimin e tij. Gjendja shëndetësore e 22 vjeçarit mësohet se është e përmirësuar por sërish mbetet e rëndë, ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.