Vlora me landfield 1 milion euro
Vlora do të ketë një lanfield për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Projekti i landfield-it parashikohet si investim prej 1 milion eurosh dhe do t’i japë një zgjidhje definitive grumbullimit, trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në rang rrethi. Kreu i qarkut Anesti Dhimojani, ka sqaruar se ky është një nga projektet më ambicioze të Këshillit të qarkut të Vlorës, i cili është finalizuar e pritet prezantimi në muajin shtator.
Problemi i vendgrumbullimit të mbetjeve dhe djegies së tyre farë pranë banesave të qytetarëve vlonjatë do të marrë fund.
Sipas projektit të hartuar nga ana e Qarkut të Vlorës, do të ketë një fabrikë, e cila do të bëjë menaxhimin e mbetjeve, ndarjen e tyre në plastikë, apo lloje të tjera, si dhe jo vetëm do të bëhet riciklimi i tyre, por plastika do të kthehet në lëndë baze; karburant dhe më pas në energji elektrike. Projekti pritet të prezantohet zyrtarisht në mesin e muajit shtator, ndërsa realizimi i tij nga një kompani me qendër në Katar.