E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për epidemi të fruthit në Greqi


Alarm për epidemi të fruthit në Greqi. Kështu, organet greke të shëndetësisë janë alarmuar, pas paralajmërimit që ka bërë Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, për sëmundjen e fruthit që ka ardhur nga Bullgaria. Sipas specialistëve të kësaj qendre, në shtetin fqinj, prej fillimit të epidemise së fruthit në fund të vitit të kaluar e deri më sot, janë infektuar rreth 22.500 persona, prej të cilëve 24 kanë gjetur vdekjen. Rastet më të shumta madje janë deklaruar në javët e fundit dhe u përkasin kryesisht personave me prejardhje rome që hyjne e dalin vazhdimisht ne kufijtë greko-bullgare.
Por edhe në shumë shtete të ndryshme të Europës janë regjistruar raste që lidhen me këtë epidemi të fruthit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›