E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për humbjen e Houellebecq

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 09:08

Mosparaqitja e shkrimtarit francez Michel Houllebecq në një tur letrar nga Holanda në Belgjikë ka alarmuar botuesin e tij, i cili e ka shpallur të humbur.

Nuk e kontaktonte dot në telefon dhe nuk u përgjigjej e-maileve. Por më vonë është bërë i gjallë. I njohur si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë, Houellebecq, fitues i çmimit “Goncourt 2010” nuk u bë i gjallë në këtë takim letrar që u mbajt nga 12 deri më 15 shtator.

Pas këtij alarmi ka ardhur reagimi i organizatorëve dhe shtëpisë botuese se shkrimtari është mirë dhe nuk ishte zhdukur. Nga këto deklarata, deri dje nuk ishte sqaruar se pse shkrimtari nuk u paraqit në këto takime letrare, në të cilat ai kishte konfirmuar praninë e tij. Shkrimtari është botuar edhe në gjuhën shqipe nga “Skanderbeg Books”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›