Mitrovice serbet shtrijne barrikadat

Serbët e veriut kanë shtrirë barrikadat e tyre edhe në urën e lumit Ibër e cila prej 11 vitesh simbolizon ndarjen e qytetit të Mitrovicës, policia konfirmon se pas mesnatës serbët kanë zbrazur katër kamionë me zhavor këtu mbi urë.
Një banor shqiptar i cili punon në kafenenë e cila ndodhet pranë urës e ka parë aksionin e serbëve të veriut dhe shpjegon se si policia nuk e ka penguar atë, por ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Një kamerë e sigurisë së KFOR-it e cila vëzhgon situatën matanë urës së Ibrit është thyer para se të zbrazej zhavorri. Banorët shpjegojnë se për disa minuta janë ndalur dritat në zonën për rreth.
Përpjekje për DoganatKosovë, nis operacioni në VeriPresidentja Jahjaga mbështet operacionin në Veri"Veriu", Thaçi: Ruani qetësinë, nuk do ndalemi bllokimin e rrugëve mbrëmjen e së mërkurës pati edhe në fshatin verior Suhodoll, por këtu nuk lejuan shqiptarët. Ata me të kuptuar për aksionin, e bllokuan rrugën të parët.
Pasojat e bllokimit të rrugëve i kanë ndjerë shqiptarët që jetojnë në veri të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në punë dhe shkollë. Për këtë ka reaguar komuna e Mitrovicës duke kërkuar nga strukturat e sigurisë që të mundësojë lirinë e lëvizjes. Por pse nuk largohen barrikadat mbi urë?
“Një prezencë e tillë e pengesave të tilla nuk do të zgjasë shumë”, është shprehur Besim Hoti, zëdhënësi Policisë së Kosovës.
Tensionet në të dy anët e qytetit nuk mungojnë ndonëse bllokimi i rrugëve nuk ka shkaktuar incidente ndëretnike. Grupe të rinjsh shqiptarë e serbë mblidhen vazhdimisht te ura.
Ndërsa shqiptarët vëzhgojnë situatën, serbët stolisin veriun me flamuj serbë dhe pankarta të tjera me mbishkrime nacionaliste.
Në këtë situatë nuk mungojnë informacionet se serbët e veriut po përgatiten për luftë. Burime jo zyrtare të afërta me zhvillimet thonë se shtabi i krizave në veri ka emëruar gjeneralin Bozhidar Deliç në krye të operacionit.
Informacione të tilla bazohen mbi faktin se Deliç i cili njihet si bashkëpuntori Arkanit para pak ditësh me një grup kriminelësh kanë hyrë në Kosovë.
Teksa Top Channel po filmonte te ura kryesore, një shqiptar identifikoi këtë serb i cili po e vendos flamurin serb, për të cilin tha se është person i rrezikshëm dhe i cili për katër vjet nuk ka qenë në Kosovë.
Këto informacione nuk i konfirmon Policia e Kosovës. Pa përgjigje janë edhe strukturat e nivelit më të lartë politik dhe të sigurisë. Por reagimet nga Serbia sa vinë e shtohen, shoqata e lufëtëtarëve të luftës nga viti 1990 në Prokuple të Serbisë ka nisur regjistrimin e vullnetarëve për sic thuhet mbrojtjen e popullit serb të Kosovës.
Kjo shoqatë, kryetar i së cilës është Tomica Stevanoviç përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë që të regjistrohen në këtë shoqatë, që të vijnë për regjistrim në hapësirat e shoqatës dhe që me vete të marrin edhe librezën ushtarake.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme. Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit. KS diskuton për veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin. BE, dritë jeshile planit për veriun
EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare mbështesin plotësisht planin e qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e doganave në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Kosovë, nis operacioni në Veri
KFOR merr Jarinën, serbët Bërnjakun
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
"Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
KLD: Të zbulohen vrasësit