E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit seance me dyer te mbyllura per Kosoven


Këshilli i Sigurimit është duke mbajtur një seancë me dyer të mbyllura lidhur me gjendjen në Kosovë, në të cilën po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Seanca që ka nisur pas mesnatës, ka qenë e hapur vetëm në hapje të saj. Në fjalën e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit UNMIK në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare do të veprojnë sipas mandatit dhe kompetencave.

Zarif po ashtu ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX, i kanë të qarta kompetencat e tyre dhe e dinë se çfarë do të bëjnë. Sa i përket vendosjes së barrikadave të serbëve në veri të Kosovës, Zarif është shprehur se hapat e njëanshme dhe të ngutshme të serbëve nuk janë të dobishme, prandaj duhet koordinuar që gjithçka të rrjedhë pa probleme.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën mbahet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, për shkak të situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.

Vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u janë dërguar letra e ministrit të Jashtëm të Serbsië, Vuk Jeremiç, dhe ajo e ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin.

Curkin në letrën e tij ka theksuar se kërkon mbledhje urgjente të hapur, në mënyrë që të “shqyrtohet situata në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, nis operacioni në Veri
Burime ende jozyrtare pohuan për Top Channel se rreth 20 minuta pas mesnatës ka nisur operacioni për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare, Jarinë dhe Bërnjak në veri të Kosovës. Presidentja Jahjaga mbështet operacionin në Veri
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në kuadër të funksioneve të veta kushtetuese i dha mbështetje të plotë planit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit qeveritar për Marrëdhëniet Tregtare me Serbinë. "Veriu", Thaçi: Ruani qetësinë, nuk do ndalemi
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka deklaruar se nesër do të fillojë implementimin i planit operacional për funksionimin e pikave kufitare 1 dhe 31. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Tadiç: Kufiri, rrezik për paqen
Presidenti serb, Boris Tadiç në hapjen e Forumit për Siguri të Beogradit, ka deklaruar se kufiri me Kosovën mund të jetë burim i kërcënimit të paqes dhe stabilitetit të tërë rajonit.

Lajmet kryesore

Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Sekretari i NATO-s flet para operacionit
Mitrovicë, serbët shtrijnë barrikadat
"Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
KLD: Të zbulohen vrasësit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›