E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm pr bomb, policia evakuon njerzit

Një telefonate anonime ka alarmuar policinë e Tiranës për vendosje bombe në një ndërtesë në zonën e ish-Frigoriferit.

Sipas informacioneve të fundit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka evakuuar të gjithë personat që gjendeshin brenda ndërtesës, që i përket televizionit privat Alsat.

Në vendngjarje kanë mbërritur njësitë antieksploziv ku po kryejnë kontrolle në mjediset e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës. Alarmi për bombë mësohet se është dhënë nga një kabine telefonike në rrugë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›