E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, socialistët në protestë

Nën moton “Ndal rrënimit ekonomik” qytetarë të Gjirokastrës, tregëtarë dhe përfaqësues të bashkisë së qytetit kanë protestuar sot në zonën karakteristike të Gjirokastrës pranë pllakatit të UNESCO-s kundër qëndrimeve sipas tyre jo të drejta të qeverisë ndaj qytetit të Gjirokastrës.

Qytetarë dhe tregtarë të Qafës së Pazarit kanë kërkuar në këtë proteste uljen e taksave për zonën muzeale, rijetëzimin e qendrës historike, rikthimin e institucioneve në këtë zonë si dhe ndërtimin e korpusit Universitar të premtuar gjatë zgjedhjeve të kalauara.

Gjirokastra u rradhit mes pasurive të trashëgimisë botërore të UNESKO-s në vitin 2005. Që prej asaj periudhe, restaurime dhe rivlerësim ka njohur vetëm një pjesë e zonës historike, ndërsa banorët pretendojnë se standarti i jetës së tyre është në rënie. Gjirokastrës për vitin 2010 i është akorduar prej qeverisë një fond gati 30% më i ulët se një vit më parë, dhe pikërisht buxheti i pamjaftueshëm duket se ka motivuar edhe protestën e sotme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›