E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm te kombëtarja, lëndohet Lorik Cana

Kombëtarja e Shqipërisë mund të mos ketë në dispozicion kapitenin Lorik Cana, në dy prej ndeshjeve më të rëndësishme të eleminatoreve “Brazil 2014”.

Cana luajti vetëm një pjesë në ndeshjen e së dielës kundër Udinezes dhe u zëvendësua pjesën e dytë, për shkak të një dëmtimi. Ditën e hënë, Cana nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e Lacios dhe ekziston frika se ai mund të ketë pësuar një tërheqje.

Ende nuk dihet gjendja e tij, por duke parë që ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Islandës zhvillohen pas dy javësh, ekziston frika se Cana mund të mos jetë gati./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›