E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali një gol për tre pikë, ndaj Granadas

Me një gol të shënuar Real Madridi ka arritur të arkëtojë tre pikë në takimin e zhvilluar si mysafir i Granadas në Estadio Nuevo Los Carmenes.

Mbretërit luajtën më mirë se vendasit por nuk zhvilluan një lojë siç pritej. Goli i vetëm në ndeshje u realizua në minutën e dhjetë nga Karim Benzema, falë asistimit të Cristiano Ronaldo.

Pas dy xhirove të para, Real Madridi arrin në gjashtë pikë aq sa ka edhe Barcelonën dhe tri skuadra të tjera.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›