Tensionet në veri/ Serbia i dorëzon zyrtarisht KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar zyrtarisht KFOR-it kërkesën për kthimin e 100 deri në 1000 forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës.
Qeveria e Serbisë mori mbrëmjen e së enjtes vendim që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, t’i dërgojë kërkesë KFOR-it për kthimin e deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë.
Kërkesa është bërë në kohën kur serbët nga veriu i Kosovës po protestojnë në barrikada për të shtatën ditë për shkak të arrestimit të paligjshëm të ish-policit Dejan Pantiq, si dhe serbëve të tjerë nga Kosova.
/rtsh.al/