Alarmi; 484 të vdekur nga kolera në Zimbabve
Harare - Të paktën 484 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e kolerës në Zimbabve. Autoritetet vendase japin alarmin pas përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse ku që nga gushti i kaluar rezultojnë me qindra të vdekur. Statistikat flasin për mbi 11.700 të prekur nga sëmundja e cila është përhapur me ritme të shpejta në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Shkak i kësaj përhapjeje duket të jetë dështimi në reformat në shëndetësi pas krizës financiare që përfshiu Zimbabvetë.