Merkel rizgjidhet kryetare e CDU-së
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela mergel ka gjetur mbështetjen e plotë të delegatëve të Partisë Kristiandemokrate, CDU, për tu rizgjedhur kryetare e saj. 94.8 përqind e votuesve kanë mbështetur kancelarin Merkel e cila ka falënderuar 1000 delegatët që gjendeshin në sallën ku u zhvillua kongresi i partisë. Kancelarja i ka refuzuar kërkesat për ulje të shpejtë të barrës fiskale për t'i ardhur në ndihmë ekonomisë. "Gjermania do t'i mbajë të hapura të gjitha opsionet për të luftuar me efektivitet pasojat e kësaj krize. Gjermanët mund të mbështeten tek një qeveri që vepron me përgjegjësi dhe kujdes dhe kur është e nevojshme edhe shumë shpejt ", tha ajo.