E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 40% e të moshuarve, me çrregullime mendore

Shpresa Mezini

Studimi

Plak,veterane,pensioniste duke pire kafe.     Foto / Malton DIBRA.Çrregullimet mendore kanë prekur të paktën 40% të personave në moshën 65-75 vjeç. Të paktën kështu referohet në studimin e kryer nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, për

sëmundshmërinë dhe mobilitetin e të moshuarve.

Depresioni në Tiranë na del më i lartë se në të katërta vendet e tjera ku është kryer studimi. Në Kingston rezulton se 10% e të moshuarve të së njëjtës moshë vuajnë nga këto çrregullime. Në Shqipëri kemi identifikuar pothuajse 40% persona që kanë probleme me depresionin. Mund të jenë shkaqe të lidhura me sëmundje kronike më të shpeshta në këtë territor, por mund të jenë të lidhura edhe me probleme socio-ekonomike. Një nga teoritë që po eksplorojmë është e lidhur edhe me daljen në pension dhe mungesën e punësimit pas moshës 65 vjeç, sqaroi shefi i departamentit të sëmundjeve kronike në ISHP, Alban Ylli. Vërehet se pjesa më e madhe e personave që shfaqin shenja depresioni, pasi janë pyetur për mënyrën sesi e kanë kaluar fëmijërinë nga 0 deri në 15 vjeç, kanë raportuar jetë shumë të vështirë. Jo vetëm ishin rritur në varfëri, por në familje nuk kanë pasur raport normal.

Kemi eksploruar edhe lidhjen e depresionit dhe mobilitetit me vështirësitë e jetës në 15 vitet e para. Në Shqipëri risku për të pasur një depresion te një person që ka kaluar fëmijëri të vështirë është pesë herë më i lartë krahasuar me atë që ka kaluar një fëmijëri normale. Me fëmijëri të vështirë kemi parasysh probleme të lidhura me punësimin e prindërve, me punë të vështira, urinë, arsimimin e keq, abuzimin fizik, eksperienca të lidhura me të e të tjera si këto, theksoi Ylli.

ISHP: 40% e të moshuarve, me çrregullime mendore burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›