E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimi i testeve vetëm në shkollat publike

Shpresa Mezini

Matura Shtetërore 

nxenes shkolleEdhe sivjet, provimet e maturës do të zhvillohen në klasat e shkollave publike, por edhe në palestrat e tyre. Duke qenë se në fund të muajit maj nxënësit do të testohen në provimin e parë të maturës, atë të letërsisë dhe gjuhës shqipe, drejtoritë arsimore përkatëse kanë hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e tyre. Në Tiranë të gjithë drejtuesit e shkollave kanë përgatitur hartat e shpërndarjes së të rinjve nëpër klasa, duke respektuar distancën dhe numrin e nxënësve që do të testohen nëpër klasë. Janë planifikuar të ndahen në 21 mjedise që janë shkolla shtetërore, gjimnaze dhe shkolla profesionale. Tu përshtatemi kushteve ku çdo nxënës të ketë vendin e tij në mjedis dhe çdo shkollë të ketë një numër nxënësish më të madh se 150. Këto janë mjedise të mjaftueshme. Ne kemi bërë një koordinim me drejtorët e këtyre shkollave, ku ata kanë planifikuar sipas çdo kati hartën dhe ka pak shkolla që do përdorin edhe palestrat, sqaroi Zamira Gjini, specialiste në Drejtorinë Arsimore, Tiranë.

Maturantët e këtij viti do të përballen me masa edhe më të rrepta, duke qenë se MASH-i në fillim të majit do të instalojë në shkolla zhurmues dhe detektorë që bllokojnë valët e celularëve, me qëllim eliminimin e kopjeve. Duke iu referuar të dhënave nga ky institucion numërohen mbi 2200 zhurmues dhe detektorë të karikueshëm, që do të vendosën në shkollat publike ku do të zhvillohen testet. Specialistët e arsimit bëjnë me dije se aparaturat do të blihen te kompania e shpallur fituese nëpërmjet tenderit të zhvilluar nga MASH-i. Mësohet se vlera e pajisjeve në total arrin në 120 milionë lekë.

Zhvillimi i testeve vetëm në shkollat publike burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›