E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi Shqiperia po rreshket

Specialistet e tokes mendojne se erozioni ne te gjithe vendin kete vit eshte 25 me i larte se mesatarja e dhjete viteve te fundit.

Reshjet e shiut por edhe prerja e pyjeve dhe e kullotave kane ndikuar ne rritje e gerryerjes se tokes dhe te lumenjve ne vend.

Me keto reshje me intensitet te larte ne nje periudhe te shkurter gerryeshmeria e tokes mund te jete 30 -40 tone per hektare. Nga prishjet e lumenjve gerryerja e tokes eshte e paparashikueshme u shpreh profesor Vangjo Kovaci.

Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar nga erozioni por mungesa e investimeve ne ruajtjen e tokes ka rritur perhapjen e ketij fenomeni ne vend. Profesor Kovaci kerkon mbrojtjen e pyjeve te pemeve per te mos patur shkaterrim te tokes.

Profesor Vangjo Kovaci thekson se ne keto kushte eshte shume e rendesishme per vendin qe te krijohet nje grup specialistesh te cilet te hartojne strategji afatshkurtra dhe afatgjata per mbrojtjen e tokes.

Te krijohet mundesia e nje qendre te madhe kombetare ku aty do te perfshija token shkurret livadhet kullotat ujin dhe klimen me te gjithe treguesve te saj u shpreh Kovaci.

Apeli i shume inxhiniereve dhe profesoreve ne keto dite te veshtira per mijera qytetare ne veri dhe jug te vendin eshte ngritja e nje njesie specialistesh te cilet te hartojne nje plan masash per kalimin e kesaj situate emergjente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›