E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder liqeni terhiqet 12 centimetra

Nderprerja e reshjeve dhe ulja e shkarkimeve nga Vau i Dejes kane sjelle nje permiresim te vogel te situates ne Shkoder.

Ujerat ne Harkun e Berdices nuk jane me te shumta dhe aty sipas Ministrise se Transporteve mund te kalohet me mjete. Ndersa ne qytet uji nuk ka pasur tendence rritje si ditet me pare madje ne disa zona te qytetit niveli ujit ka pesuar renie. Raportohet se ka nje ulje per 12 centimetrash e cila eshte shume pak per nivelin e larte qe ka krijuar ne rruget e qytetit.

Sipas burimeve nga KESH nga hidrocentrali Fierzes shkarkohen 1060 meter kub ne sekonde dhe niveli eshte 291.55 metra. Nga Komani shkarkohen 1300 metra kub ne sekonde dhe niveli eshte 169.93 metra dhe ne Vaun e Dejes shkarkohen 1428 metra kub uje ne sekonde.

Nderkohe jane te permbytura 14 mije e 130 hektare toke. 4 mije e 610 shtepi jane mbuluar nga uji. Ndersa numri i te evakuuarve eshte 12 mije e 100 persona.

Ministria e Transporteve raporton se hyrja per ne Shkoder per mjetet e vogla dhe te mesme behet nga nje rruge siper kalase eshte vendosur sinjalistika perkatese qe tregon kete rruge. Kthesa e Tamares Dogana e Hantit te Hotit eshte i bllokuar. Rruga e Shirokes eshte e bllokuar. Aksi Shengjin-Kune i bllokuar. Aksi Bajram Curri - Fierze me nje kalim.Nga nyja asfaltit ne Ulez rruga eshte e kalueshme. Nga Ulza deri tek Ura Skurajt ne vende te ndryshme me nje kalim. Ura Cerenecit me nje kalim. Aksi rrugor Lushnje ndashFier eshte bere i kalueshem per mjetet e larta trafiku per mjetet e vogla nga aksi i vjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›