Permbytjet Komuniteti Mysliman ne ndihme te banoreve
Ne mbledhjen e saj te fundit Kryesia e Komitetit Mysliman te Shqiperise pasi ka analizuar gjendjen e krijuar ka dale me disa vendime konkrete si shpallja e kesaj jave java e lutjeve per familjet qe gjenden te permbytura dhe te gjitha myftinite ne vend te angazhohen per mbledhjen e kontributeve ne vlera monetare veshmbathje dhe produkte ushqimore ne favor te te demtuarve.
Pas mbledhjes se kontributeve Komiteti Mysliman i Shqiperise siguron se do te angazhoje punonjesit e tij por edhe vullnetare per shperndarjen e tyre ne zonat e tragjedise me qellim qe tu vihet ne ndihme qytetareve dhe zbutur sadopak situaten e rende qe ata po perjetojne. Per kete qellim KMSH ka hapur edhe numer llogarie ku mund te dergohen donacione me emertimin Kontribute per zonat e permbytura BKT 110000709.
Duke shprehur edhe nje here keqardhjen per banoret e demtuar Komiteti Musliman Shqiptar falenderon ne menyre te vecante cdo individ organizate apo institucion qe ka ndihmuar dhe ndihmon ne kete drejtim duke kujtuar se cdo kontribut pavaresisht vleres ka si shperblim kenaqesine e Zotit dhe mirenjohjen e njerezve.