Shkencat bojkotohet mesimi
Pedagoget dhe studentet e Fakultetit te Shkencave te Natyres kane braktisur auditoret per me shume se nje ore. Bojkoti i mesimit do te vijoje derisa Ministria e Arsimit tu paguaje pagat per muajin nentor.
Stafi akademik i ketij Fakulteti ka kerkuar me force qe te rivendoset edhe shtesa e pages mbi bazen e demshmerise te shendetit ne pune.
Pedagoget kane hartuar edhe nje peticion permes te cilit kundershtojne skemen e financimit te propozuar nga qeveria dhe kerkojne qe para procesit te rankimit te kryhet akreditimi i universiteteve. Keto kerkesa pak dite me pare u mbeshteten edhe nga Senati i Universitetit te Tiranes.
Fakulteti i Shkencave te Natyres ka paralajmeruar pershkallezimin e kesaj greve nese deri me date 9 dhjetor nese Ministria e Arsimit nuk do te marre asnje mase.