E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi Venizelos: Kujdes! Po rriten ekstremistët

Lideri i Partisë Socialiste greke PASOK Evangelos Venizelos, ka paralajmëruar për një rritje të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e 6 majit. Në një miting në Patras, Venizelos tha se votuesit nuk duhet të lejojë që neo-nazistët të jenë pjesë e Parlamentit.

Sondazhet tregojnë se partia e djathtë Agimi i Artë për herë të parë mund të fitojë vende në Parlament, e ndërsa zgjedhjet janë të parat që kur BE dhe FMN kanë kërkuar shkurtime të shpenzimeve pas paketës së dytë të shpëtimit. Venizelos e përshkroi partinë e ekstremit të djathtë si një "fenomen ekstrem", dhe një shkelje të historisë së parlamentit grek.

Sondazhet tregojnë se në krahasim me partitë e tjera Agimi i Artë ka fituar pike, e kjo si pasojë e qëndrimit kundër masave të kursimit të imponuara nga trojka ndërkombëtare. Por partia e Venizelos është në vendin e dytë pas partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re. E ndërsa flitet për një koalicion, të dy partitë të mëdha sërish nuk kanë mjaftueshëm 50% të votave për të drejtuar qeverinë.
 

Një nga propozimet e partisë neo-naziste Agimi i Artë është forcimi i kufijëve të Greqisë dhe largimi i emigrantëve. Të dielën, Greqia hapi qendrën e saj të paraburgimit për emigrantët e paligjshëm në veriperëndim të Athinës. Më shumë se 50 emigrantë të paligjshëm ishin të parët që u transferuan në një kamp pritjeje, si pjesë e një plani të qeverisë për të mbledhur dhjetëra mijëra emigrantë të paligjshëm dhe për t`i vendosur në qendra pritjeje para zgjedhjeve kombëtare, ndërsa rastet e ksenofobisë në Greqi janë rritur së tepërmi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›