E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja bie në recesion

Ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës, Spanja, ka rënë në recesion pasi ekonomia e saj u tkurr radhazi për dy tremujorë.

Të dhënat e publikuara nga Instituti Spanjoll i Statistikave Kombëtare tregoi se rritja e  prodhimit burto ka rënë për 0.3 për qind në tre muajt e parë të 2012-ës.

Kjo vjen pas tkurrjes tjetër prej 0.3 për qind të tremujorit të fundit të 2011-ës. Rënia në ekonomi vjen si rezultat i shkurtimeve të thella te qeverisë në një përpjekje për të reduktuar deficitin e vendit.

Plani i stabilitetit i qeverisë parashikon një tkurrje të përgjithshme ekonomike prej 1.7 për qind në këtë vit.

Në zhvillime të ngjashme, agjencia për matjen e kredibilitetit “Standard and Poor” ka degraduar një numër bankash kryesore spanjolle për shkak të përkeqësimit të deficitit dhe rritjes së ngadalshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›