Panairi i Punës, 1000 vende të lira pune për të rinjtë
Qytetarë dhe studentë të universiteteve publike e private do të mund të aplikojnë për punë për tre ditë me radhë në panairin "Horizonte Punësimi dhe Formimi". Gjatë hapjes së këtij aktiviteti, Drejtori i shërbimit Kombëtar të Punësimit Thoma Mico, është shprehur se pavarësisht krizës, bizneset kanë qenë të gatshme për të ofruar vende të reja pune.
Ndërkohë Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera , theksoi se shumë shpejt do të realizohet dixhitalizimi i sistemit të punësimit, në mënyrë që të aplikohet online për çdo hapësirë të lirë punësimi.
Panairi "Horizonte punësimi dhe formimi", organizohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Punës dhe atë të Arsimit, nga ku 100 bizneset pjesëmarrëse pritet të shpallin më shumë se 1000 vende të lira pune.