E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi i BB-së: Re të zeza në ekonomi, na presin ditë të këqija

Tiranë- Kriza e tanishme në eurozonë nuk është aq e madhë në krahasim me atë që do të vijë më pas.

Sipas Bankës Botërore gjatë muajve në vazhdim do të ketë ditë akoma më të vështira pasi pritet një rënje e mëtejshme e ekonomisë evropiane. Ekspertët e saj janë shprehur se e gjithe eurozona duhet të përgatitet rritjen më të ulët ekonomike dhe për periudhën më të keqe në ekonomi. Ata kanë thënë se ky vit mund të jetë edhe viti me paqëndrueshmëritë e mëdha.

Drejtori i kësaj banke Hans Timmer, ka thënë se të gjitha vendet duhet të marrin masa afatgjata politike në mënyrë që të sigurohet rritja ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›