E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e lirimit, 60 mijë nxënës në testin e Gjuhë- Letërsisë

Tiranë- Rreth 60 mijë nxënës i janë nështruar sot provimit të parë të lirimit, atij të Gjuhë- Letërsisë.

Provimi ka nisur në orën 10:00, dhe në test ka patur 25 pyetje, mes të cilave 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Pyetjet kanë qenë të të përziera si nga fusha e Gjuhës ashtu edhe nga letërsia.

Vlerësimi i testit është i njëjtë me atë të maturantëve, në bazë të një skeme të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e pikëve të grumbulluara, dhe notat do të bëhen publike pas përfundimit të provimit të Matematikës.

Provimi i radhës do të jetë ai i Matematikës, i cili do të zhvillohet në datën 22 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›