E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 250 kg drogënë Gjirokastër e Elbasan

Rreth 250 kg drogë janë sekuestruar në dy operacione antidrogë në Gjirokastër dhe në Elbasan. Policia ndaloi 1 person, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sekuestrohen 200 kg kanabis, arrestohet drejtuesi e Benzit.

DROGA NE ELBASAN
Një sasi prej 200 kg kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia e Elbasanit. Droga u gjet në një automjet me targa AA659 CE në fshatin Hotolisht-Librazhd. Patrulla e qarkullimit rrugor kishte ngritur dyshime dhe ishte vënë në ndekje të tij. Sapo policia i është afruar automjetit, drejtuesi është larguar dhe arrestimi i tij është bërë vetëm pak kohë më vonë.

Policia bën të ditur se ka bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe organizatorëve të këtij rrjeti shpërndarje narkotike, dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Mbi 10 persona të dyshuar të implikuar në këtë trafik shpërndarje, janë shoqëruar në Komisariatit Policisë Elbasan mbi 10 persona të dyshuar të implikuar në këtë trafik shpërndarje. Policia e Elbasanit vlerëson operacionin e koduar “Blic” si një nga operacionet më të suksesshme të saj. Droga dyshohet se është ngarkuar në Patos dhe kishte destinacion Greqinë.

NË GJIROKASTËR U SEKUESTRUAN 50 KG
Dy të rinj nga Lazarati u shpallën në kërkim pasi akuzohen po transportonin dy thasë me mariuanë. Ngjarja ndodhi në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm pranë malit të Sopotit. Dy shtetas po i afroheshin vendit të quajtur “Antenat” në malin e Sopotit. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve u kanë bërë thirrje të ndalojnë, por dy të rinjtë kanë braktisur thasët me lëndë narkotike dhe janë larguar me vrap në shpatin e malit Sopot. Grupi hetimor konstatoi se në të dy thasët u gjetën 36 pako të mbushur me lëndë narkotike , me peshë të ndryshme secila ku varionin nga 1.3 deri në 1.5 kilogramë një pako, gjithsej 50 kilogramë Marijuanë. Informacioni për këtë trafik është marrë në rrugë operative , çka ka bërë që të identifikohen edhe dy të rinjtë nga fshati Lazarat.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›