E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Ndaloni azilkërkuesit, përndryshe rikthejmë vizat

Tiranë- Nëse rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë, do të rikthehn vizat. Kjo është thirrja që i ka bërë sekretarja belge për emigracionin Moggie de Block shteti Shqiptar nga një takim që ka zhvilluar në Shkodër.

Nëse do të ketë rritje të azilkërkueve atëherë Belgjika do të rishikojë liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Për momentin janë 45 kërkesa në muaj që bëhen prej shqiptarëve ku 90 % e tyre janë nga Shkodra- deklaroi De Block.

Në vijim ajo ka thënë se një tjetër fenomen shqetësuse është se arsyeja që shqiptarët kërkojnë azil është ajo e gjakmarrjes, dhe ka kërkuar që të merren masa për ndalimin e këtij fenomeni.

Edhe pse Shqipëria është një shtet i sigurtë sa i takon azilit dhe emigracionit, shteti shqiptar duhet të marrë masa ndaj azilit për gjakmarrje. Krahasuar me vitin e kaluar ka pas një ulje të numrit të azilkërkuesve çka tregon angazhimin e shtetit shqiptar për uljen e këtij fenomeni- tha De Block.

Ajo po zhvillon një tur takimesh në vendin tonë dhe pak ditë më parë u takua dhe me kreun e policisë, Hysni Burgaj, ku i kërkoi të marrë masa për ndalimin e azilkërkuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›