Alarmi i FMN-se Viti elektoral 2011 parashikon borxh te larte

Paralajmerimet e rrezikut per rritje shpenzimesh ne vitin elektoral 2011 nuk kane gjetur frymen e duhur te bashkepunimit mes paleve e tashme shqiptaret do te perballen me te tjera borxhe te medha ne te ardhmen e afert. Pavaresisht seriozitetit te ministrit te Financave per te mbrojtur skenarin e buxhetit me deficit 3.5 per qind ose 0.8 pike per qind me te larte nga sa ishte vendosur ne korrik shifrat e buxhetit tregojne qarte se per vitin qe do te vije qeveria parashikon te ndeze motoret e financave per te realizuar objektivin elektoral voten.
Ne konferencen e perbashket te zhvilluar dje ne Ministrine e Financave shefi i misionit te FMN-se Gerwin Bell vuri ne dukje shqetesimin e Fondit Monetar rreth rritjes se deficitit buxhetor per vitin 2011 i cili nuk i permbahet realitetit te financave shqiptare. Bell u perpoq te shmangte qendrimin direkt lidhur me shpenzimet e medha per zgjedhjet lokale te majit por nuk harroi te permende faktin se parametrat e buxhetit qe ne total jane 408 miliarde leke nuk perputhen me kapacitetin real te ekonomise sone dhe qe rrezikojne rritjen e borxhit niveli i te cilit sot po e kalon normalen e lejueshme.
Edhe kesaj here FMN nuk ndan te njejtin qendrim me qeverine shqiptare sa i takon rritjes ekonomike nivelin e parashikuar te te ardhurave dhe deficitin buxhetor. Por ne kete pike ministri i Financave Bode ndihet i sigurt se stadi aktual ekonomik dhe projeksionet e ardhshme parashikojne nje rritje edhe me te madhe.
Ne mendojme parashikimet tona jane per nje rritje ekonomike prej 3.5 per qind ne vitin e ardhshem inflacion mesatar prej 3 perqindesh dhe duke marre ne konsiderate keta dy tregues rritja e te ardhurave duhet te jete tek 6ndash7 per qind. Ne qofte se ka nje rritje te ardhurash me te larte se kjo ne nuk do ta konsideronim si te matur deklaroi qarte Bell lidhur me pyetjen e ndikimit qe mund te jape ne financat shqiptare viti elektoral 2011. Sipas shefit te misionit per qeverine shqiptare do te ishte me mire nese viti 2011 te filloje me nje parashikim me realist dhe me te matur ne menyre qe te ishte me i lehte zbatimi i tij. Ne rekomandojme qe deficiti te jete 2.5 per qind sepse ky deficit do te ndihmonte ne uljen e borxhit dhe ne arritjen e nivelit 54 per qind qe eshte objektiv i politikes fiskale per vitin 2013 deklaroi Bell.
Ne fakt ministri i Financave ka mbrojtur tezen e deficitit buxhetor ne masen 3.5 per qind ose me nje rritje shpenzimesh me shume se 10 miliarde leke.
Tjeter merak i FMN-se lidhet me shpenzimet e teperta per rritjen e pagave dhe pensioneve te cilat ndermerren me fatura te larta zakonisht ne periudha zgjedhjesh. Lidhur me ceshtjen e rritjes se pensioneve dhe pagave Bell tha se eshte e vertete qe fatura e pagesave sociale eshte shume e larte. Ne te ardhmen duhet bere pyetja nese kjo eshte struktura me e mire e buxhetit dhe nese eshte kjo menyra e financuar. Ndoshta duhen rritur te ardhurat per financimin e kesaj fature. Ne kete pike shefi i misionit vuri ne dukje problemin me reformen e pensioneve per te cilen qeveria po tenton ta vere ne zbatim. Sipas Bell ne rastin e Shqiperise nuk ka kohe me te mire se sa tani per ta bere reformen. Nese do pritet shume gjate atehere plakja e popullsise dhe rritja e numrit te njerezve qe presin te marrin perfitime nga sistemi i pensioneve do ta beje me te veshtire reformen edhe politikisht tha ai.