Alarmi, mbipesha tek fëmijët, 200 raste në muaj
TIRANË- Obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët po kthehen në një nga problemet më shqetësuese për mjekët pediatër. Numri i rasteve të fëmijëve me probleme mbipeshe që paraqiten në QSUT shkon nga 150-200 në muaj, ndërkohë që 20 % e fëmijëve në Shqipëri janë obezë.
Kryesisht fenomeni është i përqendruar në zonat më të pasura siç ështëTirana, Durrësi apo Elbasani. Numri është shumë i lartë për mjekët, duke pasur parasysh edhe faktin që fenomeni po vjen gjithmonë duke u rritur. "Problemi i mbipeshës është absolutisht në rritje.
Është në rritje jo sepse njerëzit po bëhen më të ndërgjegjshëm apo se prindërit janë më të kujdesshëm për fëmijët e tyre, por sepse është rritur niveli i jetesës që mundëson edhe një ushqyerje më të bollshme", - thotë mjeku endokrinologpediatër pranë QSUT, Petrit Hoxha.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)