Dhjetera te plagosur nga dhuna ne veriun e Kosoves

Zyrtaret e KFOR-it ne Kosove thane se dhjetera pjesetare te forcave paqeruajtese te NATO-s jane plagosur gjate perleshjeve me protestuesit serbe ne veri. Ne nje komunikate per shtypin te leshuar ne oret e vona te mbremjes thuhet se protestuesit nuk mund te cilesohen aspak si demonstrues paqesore por si te dhunshem dhe kriminale. Ne komunikate thuhet se KFOR-i ka perdorur vetem gaz lotsjelles plumba gome dhe pompa uji por terhiqet verejtja se ne situata kercenuese per jeten sikurse kjo ushtaret e KFOR-it do te pergjigjen me te gjitha mjetet proporcionale.
Dhuna ne veri shpertheu dje ne mengjes pas nje operacioni te forcave te NATO-s per menjanimin e nje barrikade ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri rreth 60 kilometra ne veriperendim te Prishtines. Paqeruajtesit perdoren makineri te renda per te larguar kamionet dhe autobuset qe ishin perdorur nga serbet per te bllokuar rrugen qe con ne njerin nga vendkalimet kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Nje zedhenes i KFOR-it tha se nje ushtar eshte qelluar me arme zjarri ne krah ndersa nje tjeter ne kembe ndersa mbi trupat e NATO-s jane hedhur edhe shishe me benzine.
Perfaqesuesit e serbeve ne veri thane se dhjetera protestues kane kerkuar ndihme mjekesore per shkak te demtimeve qe kane pesuar gjate perplasjeve po asnjeri nuk eshte ne rrezik. Ata akuzuan KFOR-in per sic u shprehen ata veprime te njeanshme. Por zyrtare te KFOR-it thane se operacioni per menjanimin e barrikades eshte ne kuader te mandatit te tyre per vendosjen e lirise se levizjes.
Dhuna u denua gjeresisht nga autoritetet vendase e nderkombetare ne Kosove. Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga nepermjet nje komunikate ka theksuar se barrikadat jane te vendosura nga strukturat kriminale dhe nga grupet politike radikale te qytetareve serbe te Kosoves te nxitur nga qarqet e caktuara te Republikes se Serbise. Duke bere thirrje per venien para drejtesise te atyre qe sulmuan ushtaret e KFOR-it presidentja Jahjaga thekson se akte te tilla te shemtuara kunder misionit paqeruajtes si akte dhune kunder paqes dhe qendrueshmerise duhet te nderpriten ndersa u ka bere thirrje institucioneve te Serbise te terhiqen nga perfshirja dhe perkrahja e strukturave kriminale ne tri komunat e veriut te Kosoves.
Qytetareve te veriut ajo u ka bere thirrje qe te heqin dore nga barrikadat dhe te angazhohen per pjesemarrje ne institucione dhe ne qeverisje duke pasur nje autonomi te gjere te kompetencave te lirive dhe te drejtave dhe te vendimmarrjes te garantuara me planin e Martti Ahtisaarit ne baze te te cilit edhe eshte shpallur pavaresia e Kosoves.
Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka theksuar se veprimet ne veri jane pasqyrim i politikes nderhyrese serbe qe eshte kercenim i drejteperdrejte i teresise tokesore dhe sovranitetit te Kosoves.
Qeveria e Kosoves vlereson se ngjarjet e djeshme jane sulm kunder sundimit te ligjit rendit dhe levizjes se lire.
Nderkaq presidenti i Serbise Boris Tadic ka kerkuar sic thuhet nderprerjen e menjehershme te konfliktit ndermjet pjesetareve te KFOR-it dhe qytetareve serbe. Ne nje komunikate per shtypin thuhet se KFOR-i dhe EULEX-i me aktet nderkombetare jane te detyruar qe me veprimet e tyre te ndihmoje qetesimin e situates. Nderkaq sipas tij udheheqesit politike te serbeve duhet ti pengojne ekstremistet qe e vene ne pikepyetje sigurine personale te bashkeqytetareve dhe te derguarve nderkombetare ne Kosove.
Prej kater muajsh serbet kane bllokuar rruget kryesore ne veriun e Kosoves ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate zone.
Dhuna me e re shpertheu ne prag te raundit te ri te bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit qe te merkuren pritet te vazhdojne ne Bruksel. Keto bisedime ku pritet te diskutohet edhe ceshtja e vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise ne veri zhvillohen ne prag te 9 dhjetorit kur pritet vendimi lidhur me propozimin qe Serbise ti jepet statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por kjo eshte thene se do te varet nga permiresimi i marredhenieve te saj me Kosoven qe nenkupton ne radhe te pare ctendosjen e situates ne veriun e Kosoves.