Dita e Pavaresise Festime spektakolare ne Tirane
Disa qindra mijera qytetare nga Tirana Prishtina dhe qytete te tjera te Kosoves dhe Shqiperise festuan sot 99 vjetorin e Dites se Pavaresise. Kryeqyteti shqiptar u zbukurua me mijera flamuj ne rruge e sheshe ndersa grupe te ndryshme muzikore kendonin kenge patriotike dhe rinore ne skena te ngritura enkas me rastin e festes. Ne nje rruge te njohur te kryeqytetit Bashkia ne bashkepunim me bizneset organizoi nje panair me prodhime tradicionale vendase ushqimore dhe veshje shqiptare. Kryeministri Sali Berisha e vizitoi panairin dhe u uroi shqiptareve Diten e Pavaresise me shpresen se 100 vjetorin do ta festojne me te zhvilluar me te bashkuar dhe me gezuar ne atdhe.
Para Galerise Kombetare te Arteve nje grup artistesh te rinj perkujtuan figurat kryesore te pavaresise se Shqiperise Ismail Qemalin Isa Boletinin Luigj Gurakuqin dhe zonjen Marigo Posio qe permendet se ka qendisur ne beze te kuqe flamurin e heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe dhe ua dhuroi burrave themelues te shtetit ne ceremonine e 99 vjeteve me pare. Nje numer i madh ceremonish festive u organizuan edhe ne shetitoren Gjergj Fishta dhe ne Parkun Rinia. Per kete feste kishin ardhur nje numer i madh te rinjsh edhe nga qytete te tjera te Shqiperise dhe te Kosoves.
Dita e Pavaresise eshte ngjarja me e rendesishme e shtetit shqiptar. Pas nje pushtimi 4 shekuj e gjysme nga perandoria otomane dhe lufterave te shumta me pushtetuesit fqinje burra themelues nga Vlora Durresi Tirana Shkodra Elbasani Korca Gjakova Peja Mitrovica Prizreni e Prishtina e shpallen Shqiperine te lire dhe te pavarur me nje deklarate te perbashket gjate nje mbledhjeje 28 nentor 1912 ne qytetin e mirenjohur bregdetar.