Alarmi, në SHBA 9 milion amerikanë të varur nga seksi
SHBA - Një "epidemi" e re po godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shënjestër të këtij fenomeni të ri që po lind, i cilësuar si varësia ndaj seksit, janë përfshirë rreth 9 milionë persona, mes tyre gra, fëmijë, të moshuar.
Alarmi jepet nga zyra sociale e seksit dhe shëndetit (Society for the Advancement of Sexual Health) Amerikë, i cili e ka kthyer vëmendjen e tij në crregullimin e ri të sjelljes së njerëzve ndaj seksit.
Specialistët amerikanë, shpjegojnë se prej vitesh prototipi i personit të varur nga seksi ishte një njeri rreth moshës 40-50 vjec, ndërkohë që tani janë rritur shifrat edhe mes sekseve, ku bien në sy gratë, të moshuarit dhe fëmijët.
Tami VerHelst, zëvendës drejtori i Institutit Internacional të Traumës në SHBA, shpjegon se kjo kategori e përdor seksin si një ilac anti-stresues dhe kundra ankthit, si dhe për tu ndjerë më pak i vetmuar ose edhe për të mposhtur frikën e të qënurit të refuzuar ose të papërshtatshëm. Ato përdorin mënyra të reja njohjeje, si përshembull internetin, ku nëpërmjet tij arrijnë të përmbushin nevojat e tyre në mënyrë më të shpejtë dhe pa filtra.
Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 40 milion persona në ditë përdorin site pornografike. Sipas mjekëve, ky nuk është një tregues se të gjithë ata që janë shikues të siteve pornografike mund të bëhen në një të ardhme vartës të seksit, por përballja me impulse të sheshta pornografike i bën njerëzit më të ndjeshëm.
Njerëzit të cilët vendosin të kërkojnë trajtim për të lënë varësisë ndaj seksit, sipas mjekëve duhet të monitorohet vazhdimisht për të mbajtur larg varësinë nga droga ose depresioni, të cilat ngjallin dëshirë për seks. Ata që duan "gjueti të pashfrenuar emocionale", mund të rrezikojnë sipas mjekëve të shkatërrojnë edhe martesën e tyre, por gjithashtu është si një minë me sahat edhe në marrëdhëniet në punë.
(el.me/BalkanWeb)