Gjurmë shqiptare në Gjermani. Koncert për 28 Nëntorin
ESSEN - Nën moton "Gjurmë shqiptare në Gjermani" edhe shoqata integrative gjermano-shqiptare, IDEAL, në Essen, ka festuar të shtunën 99 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe themelimin e shoqatës.
Kryetarja e kësaj shoqate, Anduena Stephan, duke përshendetur të pranishmit tha se "IDEAL" është pasqyra e ndërthurjes së origjinave, të profesioneve dhe eksperiencave të jetës së dy kombeve, atij shqiptar dhe atij gjerman. "Rrugët tona të përbashkëta janë kryqëzuar shpesh në dy shekujt e fundit, por që nga vitet 60, kur qytetarët e parë të Kosovës u vendosën në Gjermani për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Gjermanisë së pasluftës me punën e tyre dhe sidomos këtu në landin e Vestfalisë së Veriut u hodhën themelet e diasporës sonë. Në këto 20 vitet e fundit, sidomos pas rënies së sistemit diktatorial ne Shqipëri dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, Gjermania u bë atdheu i dytë për një brez të rinj shqiptarësh, të cilit i përkasim dhe shumë nga ne këtu sot", theksoi Stephan.
Programi dhe repertori i pasur artistik i dhuruan një atmosferë të mrekullueshme kremtimit të ditës së flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë në Essen. Mysafirët patën rastin të ndjekin intermezo muzikore me muzikantët shqiptarë Migen Begolli, Dorina Porodini, Kadir Akar, Gent Ishmaku, Jola Shkodrani, pastaj prezantime letrare, poezi në gjuhën shqipe, një këndvështrim historik të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe në fund pjesa më e madhe e programit ishte rezervuar për intermezo muzikore të fëmijëve shqiptarë dhe gjermanë.
Për festimin e 99 vjetorit të pavarësisë "Ideal" kishte zgjedhur muzeun Folkwang në Essen. Drejtori i këtij muzeu, Dr. Hartwig Fischer, duke përshendetur të pranishmit tha se muzeu Folkëang është vendi i përkryer për organizimin e një mbrëmje të tillë: "Jam shumë i gëzuar që m'u ofrua mundësia t'ju përshendes në këtë vend, sepse muzeu Folkwang i ka kushtuar gjithmonë theks të veçantë promovimit të komunikimit, në mënyrë që të ndërlidhim artin dhe kulturën me prejardhje të ndryshme", tha Dr. Fischer.
Të ftuar të nderit në këtë orë letrare dhe muzikore ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi, si dhe sekretarja e parë e ambasadës së Republikës së Kosovës, Fatmirë Musliu. Në fjalën e tij të rastit ambasadori Ibrahimi, pasi shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata shqiptarë, që ndër shekuj kanë derdhur gjakun për flamurin kombëtar dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, nënvizoi se respekt dhe nderim të veçantë: "meritojnë të gjitha ato kombe e shtete, që mbështetën pavarësinë dhe themelimin e shtetit shqiptar më 1912, luftën dhe pavarësinë e Kosovës më 2008, si dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë. Lista është e gjatë, por unë do të ndalesha të paktën në dy prej tyre: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, dy vende mike, të cilat sot mbështesin fuqimisht integrimin evroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit. Po ashtu dua të shpreh mirënjohjen time për autoritetet e Essenit, që i kanë dhënë mundësinë shumë shqiptarëve të jetojnë dhe punojnë në këtë qytet, si dhe i mbështesin ata në rrugën e tyre të integrimit social dhe ekonomik", tha ambasadori Valter Ibrahimi.
(el/DW/Balkanweb)