E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi për bombë në Rinas, i rremë

Tiranë- Alarmi për bombë në aeroportin “Nënë Tereza” ishte i rremë. Siguria është dhënë nga forcat e policisë, të cilat pas kontrollit kanë lejuar të rifillojë puna. Kontrolli i detajuar pas sinjalit për vendosje eksplozivi ka treguar se gjithçka ka qene nje alram fals. Policia ka rikthyer ne pune te gjithe punonjesit, nderkohe qe eshte njoftuar se pista dhe krejt zona eshte e sigurte dhe mund te rinisin fluturimet e planifikuara.  Aktualisht po hetohet per telefonuesit dhe synimin e alarmit qe krijoi panik ne terminal.  Lajmi për bombën e vendosur është dhënë përmes një telefonate anonime dhe fill pas kësaj policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas lajmerimit policia nisi evakuimin e zonës së aeroportit të Rinasit nga të gjithë punonjësit dhe filloi punen për kontrollin e detajuar.

Në përdorim janë vënë edhe qentë antieksplozivë, të cilët  gjurmuan nëse ka apo jo shenja të ndonjë bombe, apo eksplozivi, nderkohë që forca të shumta policie u perqendruan në Rinas. 

Sipas policisë është ende herët për të folur e për të dhënë detaje rreth gjithë kësaj, pasi do të shihen konkretisht në terren. Bashkë me këtë kanë nisur edhe hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›