E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, tre muaj për shpëtimin e euros

ANASTAS ANGJELI

Kur miliarderi amerikan Xhorxh Soros, gati dy javë më parë dha alarmin se Europa ka tre muaj për të shpëtuar euron, me gjithë skepticizmin e disave, duket se ky jo vetëm që sishte një alarm i rremë (nuk ka se si njeriu miliarder, vëzhgues shumë skrupuloz i krizave dhe tronditjeve më të mëdha të tregjeve financiare të jepte një alarm të tillë), por tashmë po shndërrohet në një diskutim serioz dhe çdo ditë që kalon nga ky afat po e shndërron këtë alarm në një rrezik real. Ky shqetësim u përcoll nga kreu i FMN-së, Christine Lagarde, në thirrjen e bërë prej saj ndaj institucioneve europiane për të shpëtuar euron, duke folur në një intervistë për CNN. Duhen ndërmarrë veprime brenda tre muajve për të shpëtuar euron, theksoi Lagarde. Ajo i bën thirrje vendeve europiane që të vazhdojnë konsolidimin fiskal gradualisht dhe në mënyrë të vendosur. Pra, pa u kapur nga shkurtime (shpenzimesh buxhetore) që shkaktojnë recension.
Me shpëtim, – tha Lagarde, – nuk duhet të kuptojnë shtrëngim të rripit, siç po dëgjoj kohët e fundit.
A shënon kjo një kthesë midis pikëpamjes së shtrëngimit të rripit, pra shtrëngesës fiskale dhe pikëpamjes së masave që dëshmojnë efekte mes sinergjisë lidhjes së rritjes ekonomike dhe punësimit? Çfarë po ndodh me fatin e euros?
PERSE TRE MUAJ PER SHPETIMIN E EUROS?
Së pari, kriza e eurozonës, me gjithë masat e marra, vazhdon të thellohet dhe po ndikon për keq në ekonominë globale, veçanërisht në rigjallërimin e ekonomisë amerikane.
Kështu, ndërsa ekonomia më e fuqishme e botës ka dhënë shenjat e rigjallërimit të saj duke hedhur hapat e parë të kapërcimit të krizës (përmes rritjes ekonomike dhe uljes së papunësisë – rreth 8%), shqetësimi i një frenimi të këtij gjallërimi vazhdon. Kjo është e lidhur më tepër me avashllëkun që ekonomia europiane, veçanërisht eurozona, po reagon ndaj krizës dhe efekteve të saj. Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe ekonomisë amerikane, përfshi dhe Presidentin Obama, nuk kanë nguruar të shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e dinamizmit dhe mungesën e veprimeve të shpejta në marrjen e masave për përballimin e krizës në eurozonë. Presidenti amerikan ka deklaruar se kriza në Europë është pjesërisht përgjegjëse për dobësinë e vazhdueshme ekonomike në SHBA. Prandaj, në qoftë se ekonomia e eurozonës zhytet në recesion, do të ngadalësojë ritmet e shërimit të ekonomisë amerikane. Obama theksoi se ata kanë zgjidhje në dispozicion, duke iu referuar nevojës për rikapitalizimin e bankave të dobëta, e cila, siç u shpreh, duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Këto vendime janë në duart e udhëheqësve europianë, të cilët, për fat të mirë, e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe nevojës urgjente për të vepruar, tha Obama. Zgjidhjet janë të vështira, por janë zgjidhje. Shtetet e Bashkuara po ofrojnë këshilla, por vendimet janë tërësisht në duart e liderëve europianë, vijoi Presidenti.
Pra, rrjedhoja e këtij efekti dhe lidhjeje të ndërsjellë mes ekonomisë amerikane dhe europiane dikton marrjen e masave të shpejta dhe të forta nga ana e Europës, me qëllim që rigjallërimi i të dyja ekonomive të vazhdojë. Kalkulimet dëshmojnë se përtej këtij kufiri kohor, efektet e kësaj krize dhe vete fati i bashkimit monetar EURO është në rrezik.
Së dyti, ngjarjet në Greqi, thellimi i krizës së borxheve, sidomos kaosi i krijuar pas raundit të parë të zgjedhjeve politike dhe pritshmërisë së raundit të dytë këtë fundjavë, kanë vënë në pikëpyetje fatin e Greqisë në raport me qëndrimin e saj brenda apo jashtë eurozonës. Bllokimi aktual i ekonomisë greke, kriza e financave publike, mungesa e likuiditetit (që nga fundi i vitit 2009 deri më sot depozitat bankare greke janë ulur me rreth 80 miliardë euro, ndërkaq shteti grek ka aktualisht rreth 2 miliardë euro, shumë që vlerësohet të jetë e mjaftueshme deri më 20 korrik në mënyrë që makina shtetërore të funksionojë pa probleme, duke konsideruar këtu që shteti grek planifikon të përdorë dhe 3 miliardë euro nga Fondi i Stabilitetit Financiar, pas miratimit të veçantë të këtij fondi nga ana e trojkës, shuma këto të pamjaftueshme për të paguar pagat dhe pensionet për këtë periudhë), konfuzioni në qëndrimin ndaj paketës së ndihmës etj., po e çon Greqinë drejt falimentit. E pra një dalje e pritshme, tashmë jo e pamundur e Greqisë nga eurozona, jo vetëm që nuk do ta ndalte efektin domino, tashmë të filluar, por do ta përshpejtonte atë. Ndërkohë, konsiderimi i skenarëve për zëvendësimin e euros me dhrahmi, që tashmë i kanë kaluar kufijtë e Europës (deri në Kinë) dhe pasojat në ekonominë greke dhe më gjerë, nuk janë thjesht një hipotezë. Kështu që të gjithë presin që opinioni publik grek të frikësohet disi nga perspektiva e largimit nga eurozona dhe ti japë një shumicë të vogël një koalicioni (qeveritar) që është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e sotme me BE-në, BQE-në dhe FMN-në (trojka u kërkon udhëheqësve politikë, përfshi dhe udhëheqësit e SIRIZA-s për zbatimin e këtij memorandumi).
Por, mendimi i shumicës së ekspertëve është se vështirë se ndonjë qeveri mund të plotësojë kushtet e marrëveshjes dhe kriza greke ka gjasa të arrijë kulmin në vjeshtë. Është kjo arsyeja që në një shkrim ekskluziv të versionit në gjuhen gjermane Financial Times, theksohet se BE dëshiron të lirojë prangat e Athinës, duke shprehur dëshirën e Europës për ta mbajtur Greqinë në zonën e euros.
Vetë Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy, nga ana e tij konfirmoi dje se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur Greqinë në zonën e euros, por edhe ajo të respektojë angazhimet e veta. E pra, edhe kjo analizë e shkurtër për situatën në Greqi dhe qëndrimet e BE-së ndaj saj, të çojnë në kufirin kohor të tre muajve për shpëtimin e euros.
Së treti, efekti domino i krizës së eurozonës është bërë realitet. Kriza është bërë fakt jo vetëm në Irlandë, Portugali, por tashmë dhe në Spanjë (ku trojka ka mbërritur për monitorimin e kredisë për sistemin bankar spanjoll) dhe po kërcënon dukshëm Italinë. Ky fakt, veç zhytjes në recesion të ekonomive të tyre, po trondit thellë tregjet financiare, të cilat në harkun kohor të tre muajve të ardhshëm, priten të jenë me efekte më të thella, më të rënda dhe vështirë të korrigjueshme nëse nuk parandalohen që tani.
Së katërti, deri atëherë (në vjeshtë), edhe ekonomia gjermane, protagonistja e zhvillimit të eurozonës, por edhe e menaxhimit të kësaj krize, sipas shumë analistëve dhe ekspertëve, pritet të dobësohet dhe nuk do të jetë e lehtë për kancelaren gjermane (më gjithë kthesën e marrë prej saj për ta mbajtur Greqinë në eurozonë) ta bindë opinionin e vet publik që të marrë më shumë përgjegjësi europiane. Kjo duket dhe në pesimizmin e shprehur në qëndrimet e fundit të mbajtura për këtë çështje.
Ministri gjerman i Financave ka qenë dyshues për zbatimin nga Greqia të kushteve që lidhen me ndihmën financiare të shpëtimit. Wolfgang Schauble tha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se kur treshja (Komisioni Europian, BQE dhe FMN) të shkojë herën tjetër në Athinë, do të shohë se programi nuk zbatohet në Greqi. Situata në Greqi është shumë e lodhshme dhe e rëndë. Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, u përpoq edhe një herë të mbrojë masat ekonomike të kërkuara për tu zbatuar në Greqi, duke thënë se ato janë të nevojshme dhe se Greqia duhet të plotësojë detyrimet që ka ndaj Europës. Në këtë mënyrë, ajo këmbëngul për një Europë solide dhe të aftë për të qëndruar protagoniste në rang botëror edhe në të ardhmen.
Shqetësimi i Gjermanisë për Europën është që ajo (Europa) të vazhdojë të jetë protagoniste në botë, ndaj smund të vazhdohet ti përgjigjet krizës thjesht duke u zhytur në borxhe akoma më të rënda. Gjermania është përpjekur të japë kontributin e saj n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›