Një mburojë e re mbi Evropë
Nga Ivo Daalder
(Nju Jork Tajms)
Muajin e kaluar liderët e NATO-s mbajtën një samit të suksesshëm në Chicago, në të cilin ata hartuan kursin e ardhshëm të Aleancës në Afganistan, forcuan partneritetin e NATO-s me shtetet përgjatë gjithë botës dhe shprehën një zotim për të siguruar se Aleanca do të ketë kapacitete të realizojë sfidat e sigurisë të së sotmes dhe të nesërmes. Aleanca mori shumë vendime kritike në Chicago; një prej më të rëndësishmeve ishte deklarata për një kapacitet të përkohshëm të mbrojtjes raketore balistike të NATO-s – hapi i parë konkret për ta mbrojtur territorin evropian të NATO-s, popullatën dhe forcat e tij karshi kërcënimit në rritje të një sulmi balistik. Sot, NATO-ja ka aftësinë për të mbrojtur pjesë të Evropës Jugore karshi një sulmi të kufizuar, një aftësi që mbase do të zgjerohet në atë masë sa i gjithë territori evropian i NATO-s do të jetë i mbrojtur deri në fund të kësaj dekade. Vendimi i Chicagos përfaqëson një arritje të madhe për administratën e Obamas, dhe për të gjithë 28 aleatët e NATO-s. Kur presidenti Obama mori presidencën para tre vjetësh, ai trashëgoi një vendim për të krijuar një mburojë raketore në Evropë – përfshirë një radar me rreze X dhe 10 interceptorë tokësorë – që kishin për qëllim të mbronin Shtetet e Bashkuara nga një sulm iranian ICBM. Ai sistem ishte planifikuar të ishte operacional deri në vitin 2017. E shqetësuar se kërcënimi nga raketat me rreze të shkurtra dhe të mesme nga Lindja e Mesme ishte në rritje të shpejtë dhe shumë lehtë t’i tejkalonte aftësitë e mbrojtjes së kufizuar, administrata e Obamas shqyrtoi një alternativë për një arkitekturë të mbrojtjes raketore që do të ishte e aftë t’i mbronte aleatët dhe bazat tona në Evropë më shpejt dhe më me efikasitet. Në shtator të vitit 2009, Obama doli me një koncept të ri – qasjen e përshtatjes në faza në Evropë (EPAA) – që do të “promovonte mbrojtje më të fortë dhe më të mençur të forcave amerikane dhe aleatëve amerikanë”. Faza e parë e EPAA-s do të bëhej operacionale në fund të vitit 2011, kështu duke marrë për bazë kërcënimin ekzistues dhe në rritje, dhe i gjithë sistemi do të ishte i bazuar në teknologji që ishte testuar dhe me çmim të volitshëm. Një pjesë kyç e vendimit të presidentit ishte sigurimi jo vetëm i mbështetjes së NATO-s EPAA-s, por edhe nxitja aleatëve për të përshtatur mbrojtjen raketore territoriale si një mision të një aleance që përshtatet për t’i sfiduar kërcënimet e shekullit njëzetenjë. Liderët e NATO-s vepruan kështu në Samitin e Lisbonës në nëntor të vitit 2010, duke deklaruar se mbrojtja raketore do të ishte një element integrues i përpjekjeve të tyre kolektive të mbrojtjes. Në Chicago ata e shndërruan atë premtim në realitet duke deklaruar një kapacitet të brendshëm raketor të mbrojtjes. Çfarë do të thotë se një kapacitet BMD? Do të thotë se NATO-ja tani do të ketë një mision të plotfuqishëm të mbrojtjes raketore balistike me aftësi operacionale. Aleanca është pajtuar të hartojë procedurat dhe rregullat e komandës dhe kontrollit të mbrojtjes raketore balistike. I është bashkëngjitur komandantit suprem të Evropës, admiralit James Stavridis, si komandant i mbrojtjes balistike. Kapacitete komanduese dhe kontrolluese aktualisht janë testuar dhe ka dalë se ishin të suksesshme. Aleatët e NATO-s janë zotuar të investojnë më shumë se një miliard dollarë në infrastrukturën e komunikimeve komanduese dhe kontrolluese, të nevojshme për të mbështetur sistemin e mbrojtjes raketore. Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me asetet e veta balistike raketore në misionin e NATO-s. Kemi marrëveshje me katër shtete – Poloninë, Rumaninë, Spanjën dhe Turqinë – për të vendosur interceptorë, anije dhe radarë. Anija jonë me raketa balistike tashmë është në Mesdhe dhe është e gatshme të operojë sipas nevojave të NATO-s në rast të ndonjë krize. Dhe vetëm pak kohë më parë Shtetet e Bashkuara ia kanë dorëzuar NATO-s komandën e kontrollit operacional në Turqi. Çikagoja ishte një hap kritik, por është vetëm fillimi. Sistemin i komandës dhe i kontrollit i NATO-s do t’i realizojë kapacitete e plota operacionale në fund të kësaj dekade. Dhe SHBA-ja do të vazhdojë zbatimin me faza të EPAA-s, me kruezerë të rinj në Rota të Spanjës më 2014; zona interceptorësh të dërguar në Rumani deri në vitin 2015 dhe në Poloni në vitin 2018, dhe versione të përmirësuar të dërguara me kalimin e kohës për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve në rritje në një rreze më të largët veprimi. Ne gjithashtu presim që aleatët evropianë të shprehin zotime kombëtare. Holanda dhe Gjermania kanë ofruar “Patriotët” e tyre si pjesë e arkitekturës së mbrojtjes raketore të NATO-s, dhe Holanda gjithashtu po ofron radarët e saj për t’i shërbyer misionit raketore. Gjithashtu ka ofruar censorë. Franca ka shprehur gatishmëri për të siguruar të dhëna të shpejta nga satelitët e saj. Edhe vende të tjera kanë ofruar gatishmëri për të ndihmuar me kapacitetet e tyre. Në Çikago, liderët e NATO-s shprehën përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar me Rusinë në mbrojtjen raketore, duke e bërë të qartë se kjo po “bëhet me qëllimet më të mira për t’i promovuar Rusisë garanci që i kërkon në lidhje me planet dhe kapacitetet e mbrojtjes raketore të NATO-s”. Aleanca gjithnjë ka garantuar se mbrojtja e saj “nuk do të nënvlerësojë stabilitetin strategjik” dhe se mbrojtja e saj nuk është “e drejtuar kundër Rusisë dhe nuk do të nënvlerësojë kapacitetet mbrojtëse strategjike të Rusisë”. Para pak vjetësh, pakkush do të mendonte se garantimi i një mbrojtje raketore do të ishte detyrë kryesore e NATO-s. Në Lisbonë Aleanca mori këtë vendim; në Çikago vendimi u bë real. Deri në fund të kësaj dekade, NATO-ja do të ketë një sistem operacional që ofron mbrojtje për të gjithë Evropën anëtare të NATO-s, karshi një sulmi eventual balistik që vjen jashtë Evropës. Sot, zotimi dhe aftësia e vënë në pah Artikullin 5 të Traktatit të Washingtonit – për ta mbrojtur kolektivisht territorin e Aleancës karshi një sulmi të armatosur.