Alarmi,Policia:Kallëpet janë fishekzjarre

Dyshimet se në oborin e shkollës 9-vjecare "Zemra e Krishtit" në qytetin e Shkodrës, ndodhej një sasi e konsiderueshme lëndë shpërthyese kanë vënë në alarm policinë. Mëngjesin e sotëm u lajmërua nga mësuesit e kësaj shkolle se në oborrin e shkollës ndodhej eksploziv i lidhur me qark elektrik. Policia e Shkodrës mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmijët u evakuuan me urgjencë.Pas egzaminimit të materialit ekspertët dolën në konkluzionin se pakoja në oborrin e shkollës kishte vetëm fishekzjarre.