E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmohen kuqezinjtë, Kaka’ në dyshim

Milano - Gjithë ambienti kuqezi është vënë në alarm për Kakanë. Braziliani shfaqi probleme fizike në stërvitjen e para pak orëve, dhe shkoi në palestër për të bërë stërvitje të diferencuar. Sipas njoftimeve të fundit të mediave italiane, lojtari brazilian është në dyshim për aktivizimin e tij në këtë superpërballje për shkak të një dëmtimi në gju.

Kur duhen afër 48 orë nga përballja mes gjigantëve, për Ançelotin shtohet një dhimbje më shumë. Me mungesën e Kakasë, planet e teknikut kuqezi mund të ndryshojnë kryekëput për filozofinë e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›