Arjan Beqaj dëmtohet sërish në gju
Famagusta - Portieri i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, është dëmtuar syrish në ndeshjen e fundit kundër Panathinaikosit. Gardiani i portës së kampionëve të Qipros, ka pësuar të njëjtin dëmtim me të cilin u përball para pak kohësh, atë në gju. Me këtë ai rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të paktën për një muaj, duke i dhënë lamtumirën këtij viti përpara kohe.
Kosavari i përfaqësueses kuqezi, para disa ditësh bëri disa analiza të specilizuara në Belgjikë për dëmtimin e parë. Pas rikuperimit ai u rikthye në datë 25 nëntor me skuadrën e Anorthosisit. Mungesa e Beqajt do të ndjehet shumë tek kampionët e Qipros, pasi ai është një nga shtyllat bazë të këtij ekipi.