E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmohet ushtria, një çift po e bënte në banjon e avionit

Avionët ushtarakë janë detyruar të ngrihen në qiell në dy raste të veçanta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një rast, të një fluturimi nga Los Anxhelos në Nju Jork, u raportua për dyshime se tre persona po shkonin shpesh në banjo. Kurse rasti i dytë ishte ai i një udhëtimi nga Denveri. Ky rast ngjalli edhe më shumë debat. Një çift qëndroi për një kohë të gjatë në banjo dhe ekuipazhi u desh të raportonte këtë si një rast të dyshimtë. Avionët ushtarakë u ngritën në ajër dhe shoqëruan avionin. Ishte si një skenë filmi. Personat u prangosën, por pasi u morën në pyetje u lanë të lirë.

Sipas medieve amerikane, çifti po bënte dashuri në banjo.

Kurse FBI mohoi në mënyrë kategorike se çifti po bënte seks në banjo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›