E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashtë Tiranës, mësimi bëhet në ambiente me qera

Përtej qëndrës së kryeqytetit, në rrethinat e Tiranës dita e parë e shkollës ka nisur me probleme. Për shkak të infrastrukturës së dobët, ambienteve të amortizuara dhe prezencës së lagështisë, në to nuk mund të ulen ende nxënësit në banka. Kjo sjell nevojën e ecejakeve në ambientet me qera, të këtyre fëmijëve që nuk jetojnë në kryeqytet por si gjithë të tjerët kanë nevojën e nxënies se dijeve.

Janë disa komuna të Tiranës, që sipas Drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale për qarkun Tiranë, Bilbil Hoxha nuk kanë kushtet e duhura për të kryer një proces normal arsimor.

“Për shkollën në Kashar, komuna ka gjetur ambient me qira dhe nxënësit janë transferuar. Në komunën Baldushk janë transferuar në një tjetër godinë. Ndërsa në komunën Farkë, shkolla do të ndërtohet në territor tjetër”, u shpreh ai.
 

Sipas Hoxhës, një pjesë e shkollave pritet të përfundojnë së ndërtuari brenda semestrit të parë. Ndërsa për plotësimin e teksteve, shkollat e qakut Tiranë kanë një mungesë prej 10 % të tyre, pa ditur një afat të caktuar se kur do të bëhet furnizmi i plotë me botimet e shkollës. “Ka disa tituj librash që nuk kanë dalë në botim, këto janë evidentuar, por numri nuk i kalon 10% e numrit total të teksteve”, theksoi Hoxha.
 

Vetëm qarku Tiranë ka 80 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme dhe 20 shkolla vartëse. Ndëryrjet po bëhen në një pjesë të konsiderueshme të tyre, ndërsa për pjesën tjetër, mësimi në këtë ditë të parë ka nisur normalisht.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›