E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majmunin e heqin nga kopshti zoologjik sepse pinte duhan

Një orangutang, që kishte një zakon të keq, atë të pirjes së cigareve, është larguar nga një kopsht zoologjik në Malajzi.

Autoritetet malajziane thonë se kafsha 25 vjeçare, e cila pinte cigaret që i hidhnin vizitorët, do dërgohet në një qendër për mbrojtjen e jetës së egër në Borneo.

Kopshti zoologjik ku jetonte Shirli, orangutangu duhanpirës, shquhej për kushte shumë të këqija.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›