Ballkani, vetëm Kosova në top 10

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:46
Alyssa Campanella, 21 vjeç, Miss SHBA, parashikohet se do të fitojë konkursin botëror të bukurisë Miss Universe.
Pas saj gjasa të mira kanë edhe Miss Australia, Scherri-Lee Biggs dhe Miss Kina, Luo Zili.
Nga Ballkani mirë i shkruhet vetëm Kosovës. Bukuroshja jonë Afërdita Dreshaj pritet të jetë e vetmja vajzë ballanike që do të hyjë në top 10.
Miss Serbia, Miss Kroacia, Miss Sllovenia e Miss Mali i Zi nuk do ta arrijnë as në top 15. Miss Universe mbahet nesër (e martë), në orët e para të mëngjesit, sipas kohës sonë. (IO)