E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albamono 2008, ndahen çmimet

 

KORÇË- Ka përfunduar festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono 2008”.

Pas një jave shfaqjesh në teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës dhe zonat turistike të rajonit, si Dardhë dhe Voskopojë ka përfunduar festivali i 3-të ndërkombëtar i monodramës. Në fund juria ka ndarë 3 çmime për aktorin më të mirë, për aktoren më të mirë dhe për shfaqjen më të mirë.

Çmimin e aktores më të mirë e ka fituar Vjteka Stankoviç nga Serbia, për aktorin më të mirë e fitoi Aleksej Boris nga Gjermania dhe për shfaqjen më të mirë u vlerësua aktorja polake Jolanda Jushkeviç.

Për gati një javë në rajonin e Korçës u dhanë mbi 15 premiera ku interpretuan aktorë të 10 vendeve të ndryshme të botës, krahas aktorëve shqiptarë dhe kosovarë. Në mbyllje të këtij aktiviteti kulturor drejtori i festivalit Dhimitër Orgocka ka vlerësuar organizimine monodramës në qytetin e Korçës duke u shprehur njëherësh edhe me superlativa për lojën brilante të pjesëmarrësve. “Si çdo fillim, ka edhe një fund, por ajo çka do të ngelet në kujtesën tonë është interpretimi me profesionalizëm i aktorëve pjesëmarrës të cilët luajtën me orgjinalitet pjesët konkurruese”- u shpreh Orgocka. Megjithatë në këtë aktivitet ndërkombëtar që mbahet në Shqipëri për herë të tretë, fatkeqësisht nuk u vlerësua me ndonjë çmim asnjë aktor shqiptar. Artan Grabocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›