E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinë, zbulohet ngarkesë vaji me lëndë helmuese

 

Është bllokuar lëvizja e lirshme e automjeteve në aksin rrugor Kukës-Morinë. Shkak janë bërë 3 autobote që transportonin lëndë helmuese. Autobotet kanë deklaruar në dokumentacionin e paraqitur në doganë se transportonin vajra lubrifikantë. Në fakt në zonën e Vermicës, në Kosovë ndërsa bëhej kontrolli dhe zhdoganimi i mallit, 2 doganierë kosovarë janë helmuar. Kjo ka bërë që të hidhen dyshime për lëndët që transportonin autobotet. Ndërkohë që doganierët e helmuar janë shoqëruar menjëherë në spitalin e Prishtinës.

Më pas janë kryer analiza për përbërjen e vajit të transportuar nga autobotet. Sipas analizave paraprake 26 përqind e vajit përmban squfur.

Autobotet udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë dhe në dokumentat e tyre të paraqitura në doganë shkruhej se kishin ngarkesë vaj lubrifikant. Por sipas ndodhisë autobotet transportonin lëndë helmuese. Tre autobotet janë bllokuar në Vermicë të Kosovës, në doganë.

Mësohet se qarkullimi i automjeteve në rrugën e Morinës është bllokuar për arsye sigurie nga infektimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›