Biznesi maqedonas, lobim për hekurudhat
Një lobing i përbërë nga biznesmenë maqedonas bënë thirrje që vendi ynë fqinj të bëjë më shumë përpjekje për të ndërtuar lidhje hekurudhore me Bullgarinë dhe Shqipërinë, si zgjidhje për problemet politike me Greqinë, raportoi gazeta vendëse Vecer dje. Aleksandar Panov, drejtor i kompanisë Makstil, deklaroi se linja ekzistuese veri-jug, që e lidh Maqedoninë me Selanikun, nuk ka kapacitet të mjatfueshëm për të përballuar sasinë në rritje të mallrave. “Kompletimi i Korridotir Pan-Europian nr. 8 duhet të bëhet vizioni i të ardhmes për shkak se Maqedonia po kthehet në një kryqëzim strategjik në Ballkan”, tha ai duke theksuar se Maqedonia duhet të zhvillojë hekurrudhat si shtet pa dalje në det. Ai theksoi se lidhja hekurudhore me Burgasin (port në Bullgari) dhe Durrësin ka një rëndësi vitale. Linjat hekurudhore të Maqedonisë me Bullgarinë kanë qenë në ndërtim prej vitesh, por punimet janë braktisur. Maqedonia ka nevojë për 23 km hekurudhë të re që kushton rreth 240 milionë dollarë ndërkohë që Bullgaria duhet të ndërtojë vetëm 2 kilometra në anën e saj. Kjo linjë hekurudhore do të bëjë të mundur përshkrimin e distancës Sofie-Shkup në më pak se tre orë. Linja hekurudhore me Shqipërinë duket më problematike. Shqipëria duhet të ndërtojë vetëm dy kilometra hekurudhë në anën e vet, ndërkohë që Maqedonia duhet të ndërtojë rreth 50 kilometra në një terren shumë të vështirë përgjatë maleve Mavrovo. Ndërtimi i linjave të reja hekurudhore u bë një problem më imediat pas pengesave të fundit nga ana e Greqisë për daljen e mallrave Maqedonase në portin e Selanikut.