Bosnje: arrestohen 4 serbe per krime lufte
Jane arrestuar 4 persona te dyshuar per krime lufte. Lajmi eshte konfirmuar nga policia.
Policia arrestoi katër serbë të Bosnjes të dyshuar për krime lufte, njoftuan autoritetet.
Prokurori shtetëror tha se Damir Ivankoviç, Dushan Jankoviç, Zhelko Stojniç dhe Zoran Babiç u arrestuan sot në Prijedor. Të lartëpërmendurit akuzohen per krime lufte dhe në mënyrë te vëcantë per ekzekutimin e 200 civileve.
Sipas autoriteteve dyshohet se ata ishin pjesëtarë të grupit që në fillim të luftës në Bosnje, ndalonte autobusët me civilë.Ndërsa prokuroria ka deklaruar se kygrup ka ekzekutuar rreth 200 civilë.