Alban Bushi i jep pikën Kallamarias

Por Lorik Cana nuk është i vetmi që ka shënuar gol nga shqiptarët në ndeshjet e luajtura mbrëmë. Kjo, pasi një të tillë, - por më të rëndësishëm, parë pozitat dhe rezultatin e ndeshjeve, - e ka realizuar ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Alban Bushi në ndeshjen PAOK - Apollon Kallamaria, e përfunduar me rezultatin, 1-1. Kështu, ka qenë minuta e 88-të, kur rezultati ka qenë 1-0 për selanikasit, kur "Loku", ka barazuar shifrat, në 1-1, përmes një roveshiate të mrekullueshme, duke i dhënë kështu një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij, Kallamarias.
Gjergj Cicani