E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Kastrati, del me barelë

Duke u hedhur në Bundesligën e dytë gjermane, një incident fatkeq ka pësuar dje sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Kastrati. Kështu, shtalarti, i grumbulluar për ndeshjen e 11 tetorit me Holandën nga Baric është detyruar të lerë që në të 5' ndeshjen ndërmjet Rot Vais Esen dhe Braunshvaig (e përfunduar 2-0 për Esen), si pasojë e një dëmtimi në një dyluftim ajror, cka e ka detyruar të lerë me barelë fushën e lojës. Ndërkohë, një tjetër fitore ka korrur dje Karlsruhe e Edmond Kapllanit, e cila ka mundur në "shtëpi" 3-2 Augsburgun, duke arritur të kapë përsëri "majën" e klasifikimit të Bundesligës 2. Kurse, përsa i përket sulmuesit të kombëtares kuqezi, ai ka qenë spektator, pasi ka qenë i dënuar si pasojë e kartonit të kuq të marrë një javë më parë, në barazimin 2-2 ndaj Braunshvaig.
Gjergj Cicani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›