Vllaznia fiton 2-0 me Elbasanin

Vllaznia fitoi 2-0 me Elbasanin në takimin e fundit të javës së 5-të të Kategorisë Superiore, me një gol në cdo pjesë loje. Golat për ekipin shkodran u shënuan nga Doci në minutën e 26-të (me kokë) dhe Suad Lici në të 88' (direkt nga goditja e dënimit). Më këtë fitore Vllaznia ( e dyta në shtëpi) u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Elbasani mbeti me 7 pikë. Kampionët në fuqi pësuan humbjen e dytë në pesë javë.